Moment makth për Real Madrid, që mbërrin në Clasico me Barcelonën, prapa me pikë e pas humbjes në Barnabeu në 1/8 e finaleve kundër Manchester City rrezikon seriozisht të eleminohet nga Champions League për herë të parë me Zidane në pankinë. Me këtë moment ndoshta shpjegohet edhe nervozimi i lojtarëve dhe sulmi që në fund të ndeshjes, Vinicius Junior, sipas asaj që bën të ditur As, ka bërë kundër arbitrave, duke iu referuar në vecanti italianit Orsato.
Sulmuesi brazilian i Blancos ka kontestuar në vecanti golin e barazimit të anglezëve: Garbiel Jesus e Sergio Ramos u sfiduan për të arritur një kros në zonë, spanjolli humbi ekuilibrin, sipas Vinicius për shkak të shtyrjes, e braziliani shënoi. Orsato vlerësoi golin, pasi priti edhe konfirmimin. “Gabriel Jesús bëri faull në golin e parë, e pa gjithë bota – komentoi nervoz Vinicius – È njëjta gjë ndodhi në pjesën e parë mes meje e Mahrez dhe Orsato fërshëlleu kundër meje. Ka VAR, por nuk donte ta shihte. Por këtu vijnë gjithnjë arbitra që na fërshëllejnë kundër. E pashë në fushë që ishte faull, nuk kisha nevojë ta rishihja në dhomat e zhveshjes në celular”.
Por cështja, sipas brazilianit, nuk lidhet vetëm me arbitrin italian: “Këtu fërshëllejnë gjithnjë kundër nesh. Në ndeshjen kundër Levante, Sergio Ramos mori karton të verdhë në faullin e parë që bëri, nuk është normale. Nëse e bëjnë qëllimisht? Po, jemi skuadra që ka fituar më shumë Champions League e kampionate. E kështu që do të jetë gjithnjë kështu”.