Tensioni te Vllaznia, shpërthen djali i Jonuzit: Amatorët janë problemi më i madh në Shkodër

Saturday, 07 Mars 2020 09:22

Një deklaratë e trajnerit shkodran, Samuel Nikaj, kundër Mirsad Jonuz, ka trazuar jo pak ambientin te kuqeblutë. Këtë herë nuk ka folur vetë trajneri i Vllaznisë, por i biri i tij përmes faqes zyrtare të “Panorama Sport” në rrjetin social “Facebook”. Në lajmin e publikuar dje për reagimin e Nikajt, ku theksonte se Jonuz e ka kthyer Vllazninë 10 vite pas dhe duhet të japë dorëheqjen, ka komentuar djali i maqedonasit. Dino Jonuz nuk është përmbajtur, teksa e ka cilësuar si amator Samuel Nikajn.

Ky i fundit më tepër ka punuar si trajner jashtë Shkodrës, kryesisht në Kategorinë e Parë në Shqipëri dhe Kosovë, ku ka qenë i suksesshëm për të ngjitur në elitë ekipe si Kastrioti, Flamurtari i Prishtinës dhe Vushtrria. Aktualisht Nikaj është pa skuadër, ndërsa shpesh analizon Vllazninë në televizionet lokale.

DINO JONUZ

Por çfarë shkruan në anglisht djali i Mirsad Jonuz për deklaratën e Nikajt. “Samuel Nikaj t’i nuk ke karakter, shko në Kosovë në Ligën e Dytë, pasi aty është maksimumi yt. Tri muaj më parë deklarove se Jonuz është një nga trajnerët më të mirë në kampionat, ndërsa tani thua të kundërtën. Nuk ke karakter dhe as mend, ke harruar çfarë ke thënë, o amator. Shiko CV-në tënde dhe të Jonuz… Ku punon ti? Pastaj dil dhe bëj analistin… Amatorë si puna jote që hanë presionin nga media pa asnjë arsye janë problemi më i madh në Shkodër”, shkruante dje Dino Jonuz, djali i trajnerit maqedonas të Vllaznisë.

Gjatë vitit të kaluar, ai është parë shpesh në ndeshjet e luajtura në “Loro Boriçi”. Përveç komentit kundër Nikajt, i biri i trajnerit kuqeblu nuk ngurroi të publikonte edhe një foto të Jonuz kur drejtonte Maqedoninë dhe kishte dalë në një konferencë shtypi me ish-trajnerin e Spanjës, Del Boske.JONUZ

LOJTARËT

Në mbrojtje të Samuel Nikajt pas komenteve të Dino Jonuz kanë qenë dy lojtarë, të cilët kanë bashkëpunuar ndër vite me trajnerin shkodran, kryesisht kur ai drejtonte Kastriotin. Bëhet fjalë për mbrojtësin shkodran, Alis Boci, që luan në Gjermani, si dhe atë krutan që është ende pjesë e Kastriotit, Sokol Neziri.

“Samuel Nikaj është një nga trajnerët më të mirë në Shqipëri, që e bën lojtarin të japë 120 për qind në fushë dhe e motivon ekipin. Gjithashtu, ai bën lojë të bukur, prandaj e meriton të drejtoj Vllazninë. Jonuzin është me e fut shofer autobusi”, shkruante Boci, që deri pak vite më parë ishte pjesë e Vllaznisë në Superiore. Ndërsa Neziri bënte këtë koment, si për t’iu kundërpërgjigjur djalit të Jonuz.

“Samuel Nikaj, trajneri që duhet të drejtojë në Superligën shqiptare. Ka vepra ky trajneri, por ka një problem, sepse nuk ka menaxherë…”, ironizonte mbrojtësi i Kastriotit.

jo jg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...