Përhapja me shpejtësi e Coronavirusit në Itali ka bërë që vendi të kalojë në një gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa momentalisht ndeshjet e Serisë A është vendosur që të luhen pa praninë e tifozëve.
E tillë ishte edhe mbrëmja e “Derbit të Italisë” mes Juventusit dhe Interit, që u ndoq vetëm nga stafet respektive të të dy skuadrave dhe më tepër se një super-përballje, ngjante me një ndeshje stërvitore.
Ende pa filluar mirë ndeshja, Cristiano Ronaldo u bë protagonist me gjestin e tij, që bëri xhiron e botës, pasi kur mbërriti në “Allianz Stadium” vuri re menjëherë mungesën e atmosferës që krijojnë tifozët.
Megjithatë gjatë ecjes për në dhomat e zhveshjes portugezi “theu rregullat” e Coronavirusit pasi hapi dorën si të donte të përshëndeste publikun, që mbrëmjen e sotme ishte vetëm në imagjinatën e CR7-ës, pasi në korridore dhe shkallët e stadiumit mungonte.