Klubet e Premier Ligës angleze do të detyrohen të luajnë me dyer të mbyllura për shkak se edicioni duhet të mbyllet më 12 korrik.
Kjo është hipoteza që po qarkullon në mediat britanike, për të shmangur humbjet kolosale.
Ky propozim është mbështetur nga të gjitha klubet angleze dhe tani vendimi i takon Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shoqatës së Futbollistëve.
Premier Liga dëshiron ta rinisë edicionin në fillim të muajit maj dhe ta përfundojë atë në mes të korrikut.
E gjithë kjo për të mos i humbur të ardhurat nga të drejtat televizive, të cilat arrijnë deri në 762 milionë paund në vit.
Sipas "Daily Mail", në kontratën me kompanitë televizive thuhet se afati i fundit për përfundimin e edicionit është 16 korriku.