Roma triumfoi sonte në finalen e parë dhe historike në Ligën e Konferencës.
Në “Air Albania Stadium”, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho e mposhti Feyenoordin me rezultatin 1:0.
Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.
Gianluca Mancini u vlerësua më notë më të lartë në këtë ndeshje. Ai mori notën 8.1.
Marcos Senesi (7.8) ishte lojtari me notën më të lartë te Feyenoordi