Formacionet zyrtare/ Bayern e nis me Robben e Ribery, Reali pa Bale dhe Benzema

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:16

‘Titanët’ e Europës, Bayern Mynchen dhe Real Madrid, do t’i tregojnë dhëmbët sonte njëri-tjetrit në përballjen e vlefshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Champions League”.

 

 

Gjermanët të cilët presin në shtëpi kampionët e Europës në fuqi, kanë një arsye të fortë për të fituar pasi do të synojnë ‘hakmarrjen’ për eliminimin në sezonin e kaluar, po në të njëjtën fazë të kompeticionit.

Nuk mund të harrohen pretendimet e gjermanëve për njëanshmëri të gjyqtarit dhe për këtë arsye pritet një ‘luftë’ në fushë. Nga ana tjetër ‘galktikët’ kanë treguar se janë mjeshtrit e këtij kompeticioni dhe sonte opsionin humbje e kanë fshirë nga mendjet e tyre.

Ekipi i Zidan do të tentojë të shënojë sa më shumë gola në fushë kundërshtare për ta patur sa më të thjeshtë ndeshjen e kthimit. Për t’u evidentuar fakti se në anën tjetër qëndron një teknik si Jupp Heynckes.

formacionet-1.png