“Mos më prek mua”, tifozët i futin duart gazetares live

Premte, 27 Prill 2018 12:13

Të raportosh nga terreni apo të transmetosh live shpesh bëhet e pakëndshme prej situatave të papritura. E tillë është edhe situata e gazetares sportive, Marina Lorenzo e  “Canal +”.

Ajo ishte duke transmetuar live atmosferën në Kupën e Spanjës, ku Barcelona triumfoi 5-0 ndaj Sevillas kur një tifoz i bëhet makth.

Tifozi po e prekte nga të pasmet, ndërkohë që ajo iu kthye me inat duke i ngritur edhe zërin: Mos më prek mua. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 12:41

Video