Barcelonës i duhet vetëm një pikë për ta siguruar titullin sonte kundër Deportivos

Diel, 29 Prill 2018 12:45

Barcelona do ta sigurojë sonte titullin në La Liga për sezonin 2017-18 me nëse fiton apo të paktën barazon kundër Deportivo La Corunas.

Barça i shkon La Corunas në një ndeshje të javës së 34-të të ligës elitare spanjolle që nis në orën 20:45, transmeton Gazeta Express.

Tifozët e klubit katalan shpresojnë se titulli do të sigurohet sonte në mënyrë që Real Madridi t’i ofrojë skuadrës së tyre të zemrës gardën e mundshme të nderit në El Clasicon e javës së ardhshme.

Një gjë të tillë do ta bëjë sonte La Coruna, për ta nderuar Barcelonën për triumfin në Kupën e Mbretit.

Ndërkohë, Deportivos i duhet fitorja ndaj liderit për ta shmangur konfirmimin e rënies nga liga me tri ndeshje të mbetura për t’u luajtur.