(Goli) Shokohet Skënderbeu në fund, shënon Kukësi

Diel, 29 Prill 2018 20:49

Po luhet në Korçë supersfida e javës së 31-të e Kategorisë Superiore mes Skënderbeut dhe Kukësit.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën shënohet një supergol.

Kukësi realizon në minutën e 78-të nga një goditje dënimi. Guri gjuan në mënyrë perfekte, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portës korçare.

Video