Është luajtur sot finalja e Kategorisë së Dytë, midis Elbasanit dhe Vorës, ku kjo e fundit ka shpartalluar Elbasanin në “Selman Stërmasi”. Një ndeshje e cila ka prodhuar një lumë golash, por që në fund ka rezultuar turpëruese për Elbasanin që u mund 2-5.
Dopieta e Sejdinit dhe e Ferrajt si dhe goli i Laçës, i sollën trofeun e parë historik skuadrës së trajneri Çani. Ndërkohë nga na tjetër shënuan kapiteni Kotorri dhe Dishani.
Ajo që vlen më shumë është padiskutim fakti që këto dy skuadra sezonin tjetër do të luajnë në Kategorinë e Parë.