Renditja e FIFA-s/ Kryeson Gjermania, por ja në çfarë vendi është Shqipëria

Premte, 18 May 2018 17:18

FIFA ka shpallur renditjen e kombëtareve për muajin maj. Kuqezinjtë e Christian Panuçit renditen në vend të 56-të. Shqipëria nuk ka patur impenjime, duke mos luajtur ndeshje zyrtare apo miqësore, kështu që nuk ka patur ndryshim nga renditja e mëparshme.

Listën e kryeson Gjermania, e ndjekur nga Brazili dhe Belgjika.

Nuk është se ka ndryshime në 10-shen e parë, ku qëndrojnë kryesisht kombëtaret favorite për të fituar kupën e botës  që nis në qershor.

Italia, që nuk arriti të kualifikohej për në “Rusi 2018”, mban vendin e 20-të, shumë larg 10-shes më të mirë.

Pas Gjermanisë, Brazilit dhe Belgjikës, vijnë me radhë Portugalia, Argjentina, Zvicra, Franca, Spanja, Kili dhe Polonia.

Edhe Kosova nuk ka zhvilluar ndeshje, kështu që nuk pa ndryshua asgjë në renditje. Përfaqësuesja kosovare ndodhet në vend të 152-të.

Modifikuar më Premte, 18 May 2018 18:46
Login to post comments