Hamdi Salihi nuk ndalet së shënuari në kampionatin austriak me Neutadt, por skuadra e tij sot nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë kundër Wattens.
Bomberi shkodran realizoi sot në ndeshjen e 3 radhazi duke i dhënë njëkohësisht avantazhin Neustadt. Gjithsesi vendasit reaguan dhe 15-t minuta nga goli i Salihit arritën të barazonin.
Ky rezultat komplikon situatën për ekipin e sulmuesit shqiptar që rrezikon të humbasë mundësinë për t’u ngjitur ne elitë sezonin e ardhshëm. Me këtë barazim Neustadt renditet e 3-a, pozicion që të ofron mundësinë ‘play-of’, por ka vetëm 1 më pikë më shumë se vendi i 4-t, Ried, i cili ka një ndeshje më pak.
Ndërkohë me rrjetën e realizuar sot Salihi renditet i parë në listën e golashënuesve me 22 gola, 1 më shumë se Chabbi.