Kamza denoncon skandalin: Donin të blinin gjyqtarin

Saturday, 19 May 2018 15:29

Klubi i Kamzës, në faqen e saj zyrtare ka shpërndarë një akuzë të rëndë për sa i përket gjyqtarit që pritet të gjykojë ndeshjen e sotme, mes Kamzës dhe Laçit.

Ata akuzojnë Grimën se ka tentuar të blejë lojtarët dhe gjyqtarin Hamiti. Ata shprehen se ndaj tyre janë thurrur skenarë të zinj.

Statusi i plotë:

Skandal

Arbitri Hamiti qe disa jave me pare na masakroi ne Korçe vjen serish te na arbitroi ndaj Laçit…

Hamiti nga Lezha, komshi i shkodraneve, duhet te kaloj nga Laçi qe te mberrij ne Tirane qe te na arbitroi ne.

Jane thurur skenare te zeza ndaj Kamzes. Por Kamza luan ne fushe dhe s’merret me matrapazet drejtues nga Shkodra qe kujtojne se blihemi me para. Respekt per sportedashesit e vertete shkodran, por jo per sekseret qe e shkatarruan ekipin e tyre e tani duan te bejne te njejten gje me ekipin tone.

Me ne krye Grimen, hajdutin me çizme qe ndervite ka bere pazare me porten e tij, kane ofruar leke per te blere lojtaret tane. Por nese Grima shitet me para dhe ka nje çmim, Kamza nuk ka çmim dhe eshte e pashitshme.

Ftojme tifozat te na perkahin.

FORCA KAMZA

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 15:53
Login to post comments