×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Eksperimentet e Panuccit, dyshimet në zgjedhje dhe rasti ‘Trashi’

E mërkurë, 30 May 2018 14:13

Paraqitja zhgënjyese në testin ndaj Kosovës e kthen Kombëtaren Shqiptare shumë vite dhe hapa prapa.

Nuk bëhet fjalë thjesht për një miqësore të humbur, as për një ndeshje të vetme, ku paraqitja është zhgënjyese, por në përgjithësi trajneri Christian Panucci po tregon limite.

Duke nisur nga përzgjedhjet. 45-vjeçari është kritikuar së tepërmi pavarësisht premtimit për të bërë revolucion.

Kapiteni Ansi Agolli nuk merret në konsideratë, kjo jo sepse nuk ka formë, pasi është një nga më të mirët, për të mos thënë më i miri në aktivitet. Mosha e penalizon të jetë pjesë e projektit “Panucci”.

Italiani grumbulloi për këto dy miqësore Hysen Memollën, Egzon Binakun dhe Ermir Lenjanin, tre mëngjerashë që mund të luajnë në të majtë të mbrojtjes. Por ditët zvicerane i skarcuan të treja zgjedhjet për arsye dëmtimi, me trajnerin që nuk përdori të njëjtin metër si në rastin e dëmtimit të Thomas Strakoshës, që u zëvendësua nga Gentian Selmani.

Lorenc Trashi prej vitesh ka treguar formë në rritje dhe jo pak herë emri i tij është lakuar për të qenë pjesë e kuqezinjve. Megjithatë, italiani i stolit kuqezi nuk e mori në konsideratë 26-vjeçarin, duke preferuar të eksperimentojë ndryshe, duke spostuar nga e djathta në të majtë Bujar Likën në ndeshjen e parë si titullar me kuqezinjtë dhe të dytën pas minutave të marra ndaj Norvegjisë.

Në krahun tjetër, kolegu i tij, Bernard Challendes, ndali Odise Roshin me një lojtar të Superiores, Fidan Alitin e Skënderbeut. Për më tepër që te Lorenc Trashi, trajneri Panucci nuk do të kishte vetëm një mbrojtës të majtë, por edhe një mesfushor qendre apo krahu, një alternativë më shumë në 3 pozicione në fushë.

Për të qëndruar tek emrat e kampionatit, meqenëse bëhet fjalë për një miqësore, në konsideratë mund të merreshin edhe Gledi Mici, kampion dhe fitues i Kupës me Skënderbeun, si dhe Simon Rrumbullaku, nënkampion me Kukësin. Është koha që Panucci të jetë më i kthjellët në momentin e përpilimit të listës, pasi një si Trashi e meriton të jetë të paktën pjesë e grumbullimit./SuperSport/

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 14:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...