Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do kalojë në sitën e Vetingut me 4 qershor, prokuroren në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka.
Në kuadër të Vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët në sistemin e drejtësisë, Komisioni Pavarur i Kualifikimit ka zbardhur kalendarin e seancave dëgjimore.
Në një njoftim, në faqen zyrtare, KPK thotë se të hënën do të zhvillohet një seancë degjimore me subjektin e rivlerësimit Anila Leka, prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme.
Po ashtu, Komisioni Pavarur i Kualifikimit ka shpallur trupën gjykuese që përbëhet nga Firdes Shuli, Roland Ilia, Suela Zhegu.
KPK ka rritur intensitetin e punës për procesin e vetingut, duke caktuar dy dhe tre raste çdo javë, siç dhe tregon kalendari i publikuar në faqen zyrtare.