IGJEUM: Vendi mund të përfshihet nga zjarre

Hënë, 09 Prill 2018 13:13

Rritet rreziku nga zjarret, IGJEUM jep detaje

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka publikuar detaje në lidhje me rrezikun e zjarreve në vend.

Sipas IGJEUM pasditen e sotme dhe nesër pritet një rritje e rrezikut për zjarre në të gjithë vendin. Në shumicën e qarqeve pritet të arrihet niveli “I ULËT”.

Përsa i përket rehjeve, sot pasdite dhe nesër nuk priten reshje, ndërsa temperaturat pritet të shënojnë rritje.

Njoftimi i IGJEUM:

Sot pasdite (e hënë, dt.09) dhe nesër (e martë, dt.10) pritet një rritje e rrezikut për zjarre në të gjithë vendin. Në shumicën e qarqeve pritet të arrihet niveli “I ULËT” i rrezikut për zjarre në pyje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

PARASHIKIMI METEO

---------------------------------

RESHJET

Sot pasdite (e hënë, dt.09) dhe nesër (e martë, dt.10) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 22 °C

në vendet e ulëta: 10 / 21 °C

në vendet malore: 5 / 20 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë, dt.09) dhe nesër (e martë, dt.10) era pritet të fryjë e lehtë, deri mesatare në bregdet.

 

Login to post comments