Një aksident i tmerrshëm u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Levan, ku për pasojë humbën jetën tre të rinj. Makina me të cilën udhëtonin, një Suzuki me targa greke doli nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe përfundoi në kanal gjatë natës. Pas gjetjes nga policia, trupat e pajetë u nxorën nga kanali dhe u dërguan në morgun e spitalit të Fierit.
Viktimat janë Fisnik Murataj 32 vjeç dhe Agustin Murataj 30 vjeç nga fshati Kute i Mallakastrës si dhe një shtetase franceze, e fejuara e Fisnik Muratajt. Të rinjtë kishin ardhur nga Greqia për të marrë pjesë në dasmën e të afërmit të tyre, dhe po ktheheshin mbrëmjen e djeshme sërish drejt Greqisë.
Francezja është identifikuar si Nazia Ahamout, 34 vjeç. Ajo kishte postuar së fundmi në rrjetet sociale mjetin në të cilin udhëtonte ndërsa ndërroi jetë, një Suzuki me targë, IHZ 1755. Makina ishte në pronësie të Nazias, por në momentin e aksidentit drejtohej nga i fejuari i saj, Fisnik Murataj.