Mesditën e së hënës 50-vjeçari P.Bregu ndërsa pastronte armën e gjahut, aksidentalisht ka plagosur në këmbë bashkëshorten e tij, L. Bregu, 39 vjeçe.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hoçisht të Devollit dhe ka qenë pikërisht i shoqi që ka shoqëruar në spitalin e Korçës 39-vjeçaren.
Policia e Korçës raporton se: “Nga të dhënat e para, dyshohet se kjo shtetase është plagosur aksidentalisht në banesë, në momentin kur bashkëshorti, shtetasi P. B, rreth 50 vjeç, ka qenë duke pastruar armën e gjahut. Shtetasja L.B, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj, po kryhen veprimet e mëtejshme proçeduriale”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.