Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme tre pjestarë të një familje shqiptare pasi akuzohen për shpërndarje të lendëve narkotike.
Gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tyre, policia ka gjetur 50 gr kokainë të ndarë në disa doza si dhe 350 euro cash. Të arrestuarit me iniciale N.A 41 vjeç, M.A 37 vjeç, si dhe D.A 17 vjeç, banues në Guillianello të provincës së Latines janë dërguar në paraburgimin e Romës, në pritje të vendimit.