Kompania e aviacionit Lufthansa ka anuluar më shumë se 800 fluturime të planifikuara për të martën, që janë gati gjysma e fluturimeve në shërbimin e saj.
Lajmi është dhënë nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila thotë se vendimi erdhi pas grevës së unionit të sektorit publik Verdi në Gjermani.
Shumica e udhëtimeve që janë anuluar, janë rrugë të shkurtra, por 58 prej tyre janë në linja më të gjatë. Verdi, është duke kërkuar rritje page me 6 përqind për rreth 2.3 milionë të punësuar në disa pozicione të sektorit public përgjatë gjithë Gjermanisë.
Në mëngjes u lajmërua se të martën në greve do të jenë punonjës në Franfurt, Mynih, Cologne dhe aeroportin Bremen.