Deputeti i PD paralajmëron: TVSH mbi biznesin e vogël do t’u marrë frymën njerëzve, por do të rrisë edhe çmimet nga…

Hënë, 09 Prill 2018 14:25
Florion Mima Florion Mima

“Biznesi nuk do të marrë dot frymë. TVSH mbi biznesin e vogël do t’u marrë frymën njerëzve, por do të rrisë edhe çmimet nga 6-8 përqind e mund të shkojë deri në 20 përqind”.

Eshtë Florion Mima, ekonomisti deputet i Partisë Demokratike që thotë se një grusht oligarkësh apo inspector të tatimeve do të përfitojnë nga këto.

“Por ky është një hap i pamenduar, pasojat në shoqëri do të jenë të parikuperueshme. Është e pafalshme për qeverinë të mos dëgjojë biznesin” tha Mima.

“Unë uroj që kjo marëzi të mos ndodhë. Por ne nuk duhet të lejojmë të agravohet më tej. Ne kemi përgatitur amendamentet tona që janë hedhur poshtë. Tani është në dorën e qytetarëve” tha Mima.

Bizneset e vogla, do të duhet të paguajnë cdo muaj ekspertë kontabël. Kjo do të shtojë barrën e tyre të pagesave. Sipas Mimës, është e papërballueshme për një biznes ku kryefamiljari ka punësuar veten apo edhe një person tjetër. “TVSH që do t’i japin shtetit do të gllabërojë gjithë fitimin e vogël të tyre” deklaroi Mima, në bisedë në News24.

Modifikuar më Hënë, 09 Prill 2018 14:28
Login to post comments