Festa e Pashkëve solli në Shqipëri qinda emigrantë nga vendi fqinj, Greqia, për t’i festuar festat me familjarët. Por ashtu si çdo vit, në kthim, ato u përballën me rradhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Kapshticës.
Prej orësh makinat janë në rradhë duke pritur të kalojnë.
Drejtuesit e mjeteve janë shprehur të indinjuar pasi sipas tyre kjo situatë po përsëritet prej 25 vjetësh. “Nuk kemi shtet” , “Vijme për të festuar, por rrezikojmë punën”-janë shprehur ata.