Tri vajza kanë mbetur të plagosura si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, ku një furgon me pasagjerë është përplasur me një trajler.
Deri më tani , nuk dihet identiteti i të plagosurave dhe rrethanat e aksidentit.
Nga dëshmitë e kalimtarëve mësohet se policia dhe ambulanca janë në vendngjarje.