Punonjësit e Landfillit kanë nxjerrë një person të vdekur nga lumi Shkumbin. Mësohet se viktima është e seksit mashkull, rreth 50-vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Policia raporton se në trupin e pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune.
Ndërkohë, grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.