Pas protestës së zhvilluar përpara ambjenteve të kryeministrisë policia e Shtetit ka shoqëruar dy minatorë.
Minatorët të cilët janë ndaluar nga ana e Policisë janë Taf Koleci dhe Nikoll Gjoka. Dy minatorët janë dërguar në ambientet e Policisë, pasi kanë qenë organizatorë të protestës, e cila u cilësua si e paligjshme nga ana e bluve.
Minatorët protestues kishin kërkuar leje nga policia, por kjo e fundit nuk kishte dhënë me arsyetimin se leja nuk ishte bërë sipas afateve të përcaktuara në ligj. Gjatë protestës së sotme minatorët i kërkuan kryeministrit Rama që të mbante fjalën që iu kishte dhënë kohë më parë, dhe që ende sot ata nuk kanë mundur dot të përfitojnë statusin e tyre.