Kryeprokurorja e Përkohshme vijon me ndryshimet në organin e akuzës. Ndonëse me Kushtetutë nuk i lejohet të kryejë emërime apo shkarkime në këtë institucion, për shkak se mbetet në detyrë si e përkohëshme, Arta Marku ka urdhëruar largimin e Anton Martinit nga drejtimi i Prokurorisë Shkodër. Arta Marku ka emëruar në vend të Martinit prokurorin Ylli Pjetërnikaj, i cili ushtronte detyrën në Tiranë, ndërsa më herët ka qenë edhe ndihmës ligjor në Prokurorinë e Përgjithshme. Nesër pritet prezantimi i Pjetërnikaj në Shkodër.
Ndërsa Anton Martini, pas 6 muaj nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës kalon me detyrë tek Krimet e Rënda.
Martini, edhe më herët prokuror prej disa vitesh tek Krimet e Rënda, mësohet se do i besohet një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore.