Paketa fiskale 2019/Konfindustria kërkon rikthimin e taksës së sheshtë

E Enjte, 07 June 2018 10:50

Konfindustria i ka propozuar ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që në paketën fiskale të vitit 2019 të aplikojë taksën e sheshtë.

Në një njoftim për mediat, Konfindustria thotë, se politika fiskale e vendit për vitin 2019 duhet të kalojë në sistemin e taksës së sheshtë dhe me kah ulës të ngarkesës për qytetarët dhe bizneset e tregut të lirë.
Administratori i Përgjithshëm, Gjergj Buxhuku, i kujton autoriteteve shqiptare rastin e Italisë, për taksimin e sheshtë për qytetarët dhe bizneset.
“Vendimarrja politike shqiptare duhet të ndjekë me vëmendje dhe strategjinë e qeverisë së re të Italisë, për zbatimin e taksës së sheshtë/flat tax për qytetarët dhe bizneset. Ndryshimet thelbësore të politikës fiskale të Italisë si partneri kryesor tregtar do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet ekonomike në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.
Konfindustria nga ana tjetër vlerëson, se politika e deritashme e taksave përpjestimore dhe ngarkesës fiskale tërësore në rritje nuk ka qenë e sukseshme.
Rritja mesatare vjetore e PPB në më pak se 2.5% në 5 vitet e fundit, borxhi publik që nuk po shënon rënie nga niveli i 72% te PPB, informaliteti i lartë shprehur dhe në zhvleftësimin e fortë të panatyrshëm prej mbi 8% te Euro-s kundrejt Lek-ut, vendi i fundit në Rajon për tërheqjen e investimeve të huaja, emigracioni i shtuar dhe goditja e mirëqenies së shtresës së mesme, etj. Sipas Konfindustrisë janë tregues të qartë të nevojës për ndryshime thelbësore të politikave ekonomike dhe fiskale të vendit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...