Biznesi i vogël/ Jakaj me deklaratë të fortë në ‘Studio e Hapur’: Skema e re e TVSH-së nuk do të jetë efektive!
Publikuar: 2018-04-09 9:37 pm
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili kreu i Dhomës Tregtare të Ekonomisë, Nikolin Jakaj tha se skema e re e TVSH-së nuk do të jetë efektive.
Gjithashtu Jakaj tha se jo 11 mijë biznese, po as 2500 biznese të vogla nuk do të futen në skemën e re të TVSH-së.
Jakaj: “Bizneset po shkojnë drejt falimentimit. Kjo sepse kemi 27 vite që bëhen politika që të çojnë qytetarët në atë lloj gjendjeje mjerimi. Në qoftë se ata kanë një mundësi pune reale, asnjëri nuk rri aty. E kemi kërkuar që në 2005 formalizimin e ekonomisë.
Vazhdon të lëngojë biznesi me 2 mln lek të reja, pra 0 qarkullimi. Sot nuk ka më produkte pa TVSH. Presionin tonë duke e argumentuar me shifra dhe e lanë në mes dhe e bënë 2 mln. Jo vetëm që s’ka për të pas 11 mijë biznese që kalojnë në skemën e TVSH, por s’janë as 2500 biznese që kalojnë në TVSH.
Skema e re e TVSH-së nuk do të jetë efektive. Unë ballafaqohem me tregun. Asnjë dyqan nuk merr mall me faturë me TVSH dhe kjo bëhet që të mos kalojnë pragun me 2 mln.