Shoqata e Biznesit të Vogël: Qeveria do të “varrosë” biznesin, do të përshkallëzojmë protestat

E mërkurë, 11 Prill 2018 12:24

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël, Albert Nasto, në deklaratën e tij ka nënvizuar se qeveria do të “varrosë” biznesin dhe për këtë shkak protestat kundër TVSH-së do të përshkallëzohen.

“Protesta jonë do të vazhdojë. Nëse ministri i Financave apo kryeministri nuk negociojnë, ne do t’i përshkallëzojmë protestat. Presim reagim nga qeveria”, u shpreh Nasto.

Gjithashtu ai shtoi se: “Jemi 5 shoqata që tashmë kemi krijuar “Aleanca kundër TVSH”. Me këtë taksë, qeveria do të “varrosë” biznesin. Ne e kemi të panegociueshme çështjen e TVSH-së”.

Ditëne martë, bizneset e vogla ulën qepenat si protestë kundër futjes se tyre në sistemin e Taksës mbi Vlerën e Shtuar. Protesta zgjati rreth një orë. Ata kërkojnë që qeveria të dëgjojë kërkesat e tyre.

 

Modifikuar më E mërkurë, 11 Prill 2018 12:37
Login to post comments