Për të gjithë ata që duan të ndjekin programet e studimit Fulbright dhe Humphrey,ambasada amerikane ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm.
Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të ‘Facebook’-ut Ambasada bën me dije se sot do të hapen aplikimet, ndërsa të interesuarit do të kenë në dispozicion vetëm një orë kohë.
“Nëse po mendoni të aplikoni për programet Fulbright ose Humphrey, bashkohuni me ne sot, nga ora 18:00-19:00 në Këndin Amerikan në Tiranë, për të mësuar më shumë mbi procesin e aplikimit. Për më shumë informacion në lidhje me këto programe, ju mund të lexoni edhe në faqen tonë”, shkruhet në faqen e ambasadës.