Dy ngjarje të rënda janë shënuar ditën e sotme në qytetin e Fierit.
Një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe një 17-vjeçare është plagosur me armen e gjahut të babait të saj.
I riu me iniciale SH.V është gjetur në banesë nga familjarët e tij dhe dyshohet të jetë vetëvarur.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Njoftimi i plotë i policisë:
1.Në datën 29.03.2018, rreth orës 16:30, në lagjen "8 Shkurti" Fier, është vetplagosur me armë gjahu shtetasja L.B, 17 vjeçe. Amra e gjahut është me leje në emër të babait të shtetases së plagosur. Shtetasja L.B ndodhet në sallën e operacionit në Spitalin Rajonal Fier. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
2.Më datë 29.03.2018, ora 17:27, në fshatin Bishan, Fier është gjetur nga familjarët në banesë në gjendje të rëndë shëndetësore shtetasi Sh.V, 20 vjeç. Gjatë rrugës për në spital shtetasi Sh.V ka ndërruar jetë. Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi Sh.V është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.