Protestuesit e arrestuar pas protestës në "Rrugën e Kombit" më 31 mars 2018 kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Kukësit e cila i la në masën e sigurisë "arrest me burg"
Apelimi dhe gjykimi i kësaj kërkese do të bëhet në Gjykatën e Apelit të Shkodrës.
Mbi të pandehurit rëndojnë akuzat: shkatërrim prone dhe kundërshtim i punonjësit të policisë. Më 4 prill 2018 gjykatësja e Kukësit vendosi masën e sigurisë "arrest me burg" për 11 të arrestuar, 10 i la me detyrim paraqitje dhe 2 në arrest shtëpie. Seanca u zhvillua në gjykatën e Tiranës për shkak të numrit të madh të të pandehurve dhe u shoqërua fillimisht me tensione pasi deputetët e opozitës kërkuan të ishin të pranishëm në seancë.
Në arrest me burg u lanë
Shpëtim Todaj "Arrest në burg me afat 20 ditë"
Xhevahir Hereni "Arrest me burg"
Elton Cengu "Arrest me burg"
Florian Onuzi "Arrest me burg"
Shkëlqim Vata "Arrest me burg"
Xhevahir Gashi "Arrest me burg"
Ervis Oruci "Arrest me burg"
Rasim Onuzi "Arrest me burg"
Vasil Laçi "Arrest me burg"
Abdi Haziri "Arrest me burg"