Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka bërë një apel të fortë në lidhje me situatën e fëmijëve në vendin tonë.
Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve në situatë rruge, ambasadori Lu u shpreh i gatshëm, siç tha ai të mblidhte monedhat e tij për të mbështetur fëmijët e Shqipërisë. Madje ai ka treguar një histori nga qëndrimi i tij në Indi.
“Përpara se të vija në Shqipëri, familja ime dheu në jetonim në Indi. Sipas UNICEF në Indi ishin deri në 11 mln në rrugë. I shikoja kudo që jetonin në rrugë. Fëmijët e mi bënin biseda të gjata me mua dhe gruan për përgjegjësinë që kishim për t’i ndihmuar këta fëmijë. Isha krenarë për fëmijët e mia sepse kursyen qindra monedha duke siguruar para për këta fëmijë.
E ndaj këtë histori me ju sepse Shqipëria ka pasur një problem për shumë vite, për të mbështetur fëmijët në rrugë. Shqipëria duhet të jetë e aftë ta zgjidhë me mbështetjen e partnerëve. Nuk keni 11 mln fëmijë por vetëm disa qindra.
Ndërsa vendi vazhdon t’i afrohet anëtarësimit në BE shpresoj që Shqipëria të ndihmojë fëmijët e saj. Ata kanë të drejtë të shkojnë në shkollë, të mbrohen nga abuzimi. Siç më mësuan fëmijët e mia, jam gati të mbledh monedhat e mia për të mbështetur fëmijët e Shqipërisë. Shpresojmë se mund ta bëjmë bashkë këtë”, tha ambasadori Lu.