Mogherini në Shqipëri më 17 prill, dorëzon progres-raportin e procesit të anëtarsimit

E Enjte, 12 Prill 2018 14:15

Frederica Mogherini, shefja për politikë të Jashtme të BE-së dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn, priten të vizitojnë Shqipërinë më 17 prill. Ato do t’i dorëzojnë qeverisë progres-raportin për procesin e anëtarësimit. Komisioni Europian do të publikojë progres raportin më 17 prill, bashkë me vlerësimet për progresin e arritur vjetor.

Vizita e dy zyrtarëve të lartë të BE në Tiranë vjen në të njëjtën ditë kur Shqipëria pret propozimin për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Pas vizitës në Tiranë, Hahn dhe Mogherini do të vizitojnë Maqedoninë.

Login to post comments