Profil i rremë në emër të së bijës, tmerrohet Monika Kryemadhi: Akt pervers!

E Enjte, 12 Prill 2018 15:17

Monika Kryemadhi është alarmuar sot, pasi një person ka përdorur identitetin e vajzës së saj Erës për të hapur një profil të rremë në Facebook.

Ajo ka reagur nëpërmjet një postimi për të bërë me dije se adresa në Facebook nuk është e vajzës së saj por e dikujt tjetër duke i bërë thirrje krimit kibernetik dhe prokurorisë që të nisë hetimet.

Gjithashtu znj.Kryemadhi ka paralajmëruar se ata që keqpërdorin fëmijët e saj nuk do e kalojnë lehtë këtë akt perverse

Postimi I PLOTË

.Ky eshte nje profil fals ne emer te Eres, vajzes time dhe qe sot po keqperdoret ne Facebook nga persona te paguar. I bej thirrje drejtorise se krimit kibernetik ne ministrine e brendshme dhe prokurorise te nise hetimet per kete rast flagrant abuzimi per nje te mitur. Ne te njejten kohe paralajmeroj ata qe keqperdorin femijet e mi se nuk do e kalojne lehte kete akt pervers, te frymezuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurre nuk kane respektuar familjet e aq me pak femijet e tyre.

Ju lutem bejeni report kete profil! 

Modifikuar më E Enjte, 12 Prill 2018 16:50
Login to post comments