Mediat italiane kanë raportuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Firence të Italisë, ku një baba shqiptar ka dhunuar të bijën e tij 17-muajshe. 48-vjeçari shqiptar, ishte në gjendje të dehur gjatë kohës që kreu aktin e rëndë.
‘ANSA’ shkruan se e mitura u dërgua me urgjencë në spitalin e fëmijëve në Firence, ndërsa nga goditjet ka marrë dy fraktura në brinjë dhe dëmtim në daullen e veshit.
“La Repubblica” raporton se në momentin e arrestimit, shqiptari shpërtheu në lot duke thënë: “Më vjen keq, as nuk e di pse e kapa me të”. Sipas deklaratave të 48-vjeçarit, një ditë më parë, ai ishte grindur me gruan e tij dhe këtë mëngjes, para se të shkonte në punë, kishte pirë alkol.
Gjatë kohës kur ndodhi ngjarja, bashkëshortja e 48-vjeçarit nuk ishte në banesë.
Policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen e ndodhur.