Thyen masën e sigurisë së vendosur nga gjykata, arrestohet i forti ‘Myslym Shyrit’

Premte, 13 Prill 2018 09:13

Policia ka vënë në pranga Gjergj Cukalin, pasi ka thyer masën e sigurisë së vendosur nga gjykata, atë të ‘arrestit në shtëpi’.

Sipas policisë ai është gjetur jashtë zonës ku duhej të qëndronte. Arrestimi i tij është bërë pranë zonës së ish-ekspozitës.

Cukali ishte arrestuar dy vite më parë pasi atij dhe disa personave të tjerë u është gjetur kokainë.

Gjergj Cukali njihet si ‘i forti i rrugës së Myslym Shyrit’, për shkak të aktivitetit të tij dhe të bandës që drejton.

Modifikuar më Premte, 13 Prill 2018 09:28
Login to post comments