Itali, goditet grupi i fuqishëm i trafikut të drogës, në pranga dy shqiptarë

Premte, 13 Prill 2018 09:28

Arrestimi i 2 shqiptarëve me 30 kg heroinë në Viçenza nga policia italiane, është cilësuar nga mediat vendase si një aksion i bujshëm.

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar në treg vlente mijëra e mijëra euro. Policia është e bindur se ka zbuluar një rafineri, ku droga përzihej dhe më pas shitej për konsumatorët.

Të arrestuar janë dy shqiptarët e identifikuar si Armando Ahmeti, 40 vjeç dhe Saimir Gripshi, 33 vjeç.

Aksioni është bërë nga oficerët e policisë së Padovës, të cilët kishin nisur hetimet prej disa muajsh ndaj kësaj organizate që furnizonte zonën me heroinë.

Login to post comments