Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasje ka rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve zyrtare nga policia bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasi Armando Balilajn.
Balilaj akuzohet se në vitin 2015 ka plagosur një person me thikë tek ‘Sheshi Shqiponja’.
NJOFTIMI I POLICISË
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Më datë 12.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.B, vjeç 39, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal./ballkanweb