3 të lënduar / Protestuesit: ’Deri në vdekje’, na provokuan

Saturday, 31 Mars 2018 12:03

Vijon kaosi dhe tensioni i jashtëzakonshëm gjatë protestës të Rruga e Kombit. Uniformat blu kanë provokuar dhe ushtruar dhunë ndaj qytetarëve kanë dalë në Tunelin e Kalimashit për të protestuar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë.

Nga përplasja deri tani mësohet se kanë mbetur të plagosur lehtë të paktën 3 protestues.

“U nisëm për protestë paqësore, por na provokuan”, thanë banorët.

“Policia ushtroi dhunë, prandaj arritëm në këtë shkallë se kemi qenë për protestë paqësore, ka përdorur shkopinj gome policia dhe iku puna, mbaroi cdo gjë. Jemi provokuar pa masë, sa filluam të mblidhet populli kanë gjuajtur me shkopinj gome”, tha një tjetër protestues i irrituar.

 “Jo izolim. Nuk do të ikim nga këtu pa u hequr vendimi për të paguar taksën. Kemi marrë iniciativën për t’i dalë zot kësaj proteste. Këtu jemi mbledhur pa asnjë dallim politik. Kjo është një kërkesë e drejtë dhe jetike”, thanë protestuesit.

 “Deri në vdekje”, janë shprehur protestuesit se do e vazhdojnë protestën.

Login to post comments