Një tragjedi ka ndodhur në një familje në Përmet mbrëmjen e së shtunës.
Rreth orës 20:15, është marrë njoftim nga shërbimet e komisariatit të policisë Përmet se shtetasi E. D., 14 vjeç, banues në fshatin Katundishtë, Këlcyrë, është gjetur i vetëvarur në kasollen e bagëtive afër banesës së tij.
Trupi i të riut është gjetur nga nëna e tij 44-vjeçarja me inicialet V. D., 44 vjeçe banuese në fshatin Katundshtë, Këlcyrë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.