Nga se ka frikë?! Rama porosit makinën e dytë të blinduar 440 milionë lekë

Diel, 10 June 2018 10:07

Brenda 5 viteve Rama bëhet me dy makina të blinduara. Të dyja kapin shifrën e mbi 900 milionë lekëve. Makina e parë ka qenë ajo e delegacioneve, të cilën Rama e mori menjëherë në perdorim ne Kryeministri dhe tani vjen makina e dytë me vlerën e 440 milionë lekëve të tjera. Shifra absurde në një kohë që Berisha gjatë kohës që ishte Kryeministër nuk shpenzoi ansjë qindarkë për makina e tij në përdorim.Një nga miqtë e deklaruar të Edi Ramës është Agron Papuli, një biznesmen që ka fituar pjesën e “luanit” të tenderëve për automjete të qeverisë “Rama”. Pronari i kompanisë “CLASSIC”, që është koncesionari i automjeteve të markës gjermane “Volksëagen”, ka qënë furnizuesi kryesor me automjete për administratën shtetërore, ambulancat dhe e deri tek Jaguarët për ministrat. Por kjo e fundit u anullua për shkak të denoncimit në media.

Tpz.al zbulon një seri tenderësh për automjete, ku Papuli dhe kompania e tij “CLASSIC” ka fituar gjysmën e fondit prej më shumë se 1 milionë euro që kishte vënë në dispozicion Garda e Republikës për të blerë automjete.

Një nga lotet më të përfolur, ishte ai i blerjes së një automjeti me vlerë 357 milionë lekë pa TVSH (rreth 440 milionë lekë me TVSH) nga Garda e Republikës, i bërë publik edhe më parë nga Tpz.al. Tenderi është fituar pikërisht nga Agron Papulin, ndërsa automjeti do të përdoret për mikun e tij kryeministër, Edi Rama.

Mësohet se automjeti është i blinduar dhe, nisur edhe nga çmimi, kreu i mazhorancës ka filluar të mendojë edhe për sigurinë e tij. TPZ gënjen kur thotë se edhe më parë, këtë sëmundje e kanë pasur dy paraardhësit e tij, Fatos Nano dhe Sali Berisha.

Sali Berisha nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë në 8 vite për asnjë makinë. Automjetet benz që Berisha ka përdorur kanë qenë të ministrave të mëparshëm socialistë, njëra e Marko Bellos dhe tjetra e Fatos Nanos.

Makina benz e blinduar e blerë gjatë kohës së Berishës ka qenë në funksion të delegacioneve dhe ajo nuk është përdorur asnjë ditë nga ish-kryeministri. Menjëherë sapo Rama ka ardhur në krye të qeverisë ka përdorur benzin e blinduar të delegacioneve dhe tani po blen edhe benzin e ri të blinduar, pra me dy makina të blinduara në 5 vjet.

Nëse Nano lëvizte me automjete luksoze dhe ishte i fiksuar pas targës 007, Berisha do të shpenzonte për sigurinë, duke blerë një Mercedes Benz me vlerë 700 mijë euro. Duket se ky “ves” është pasuar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili tashmë pritet të lëvizë, apo të shoqërohet nga pas, nga një super automjet në “pronësi” të Gardës së Republikës.

Ende nuk janë dhënë detaje të kësaj makine, pasi mund të cilësohet si e sigurisë së lartë. Megjithatë, ajo çka është fakt se shuma, prej më shumë se 300 mijë eurosh, nuk është një gabim në tender, por me këtë shumë është blerë një supermakinë. Çmimi i ngjason automjeteve të sheikëve, ndërsa tashmë edhe Rama mund të lëvizë me “bishën” e tij, njësoj si udhëheqësit e Europës.

Ndërkohë, duke u fokusuar edhe tek tenderat e tjerë, Tpz.al ka mësuar se, 4 lote të tij janë fituar nga kompania ‘CLASSIC”, me pronar Agron Papulin. Sipas këtyre dokumenteve, Papuli ka fituar loin 7, për blerjen e një foristrade Pick-Up për Shërbimin Gjeologjik Shqiptar me fond 93 milionë lekë të vjetra.

Gjithashtu, edhe lotin 12, për blerjen e një automjeti foristrade 4×4 për Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore me fond 36 milionë lekë të vjetra. Para pak javësh, Tpz.al publikoi dokumente e këtij tenderi, ku Ministria e Brendshme akordoi më shumë se 1 milionë euro për të blerë automjete për disa institucione. RD

Login to post comments