Një atentat është bërë ndaj një shqiptari në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Savona mbrëmjen e djeshme. Në shënjestër të këtij atentati mësohet se ka qenë një 37-vjeçar shqiptar me inicialet D. G.
I martuar dhe me dy fëmijë, shqiptari me një të kaluar të pastër ka treguar policinë se kishte dëgjuar dy zhurma që në fakt i ishin dukur si zhurmë nga marmita e makinës.
Por mëngjesin e sotëm ai kishte parë dy vrima plumbash.
Njëri nga plumbat kishte kaluar xhamin e parë në vendin e shoferit dhe tjetri kishte rënë në kofanon e makinës, një ‘Ford Focus’.
Policia ka nisur hetimet dhe ka sekuestruar mjetin. Në makinë janë gjetur dhe dy gëzhoja të kalibrit 44 milimetërsh.