Artisti i Popullit Robert Ndrenika nuk është përmbajtur në deklaratat e tij kundër sjelljes së kryeministrit Edi Rama i cili nuk e lejoi të merrte fjalën gjatë aktivitetit të prezantimit të projektit të ri të Tetatrit Kombëtar. Në një intervistë për “News24”, Ndrenika ka treguar ato momente duke e cilësuar fyerjen më të rendë që i ka ndodhur në jetë.
Duket se godina po shkon drejt shembjes. Dua ta nisim nga rasti i kryeministrit që nuk ju la të flisnit gjatë prezantimit të projektit. A jeni ndjerë i fyer?
Natyrisht që jam ndjerë jashtëzakonisht i lënduar. Atë që më ka bërë ai s’ma ka bërë asnjeri deri më sot. Më turpëroi para kolegëve dhe të gjthëve.
Nëse do e ksihit përballë ç’do i thoshit?
Kam për të thënë, jo personalisht për të, por për çështjen e Teatrit. Kryeministrat venë e vijnë, ky vend ka patur kryeministër edhe 27 vjeçarë, jam i sigurtë që ky nuk është i përjetshëm.
Duket si një rrugë pakthim shembja e teatrit..
Jam shumë i dëshpëruar. Është njësoj sikur ti biesh murit me kokë. Ai vend është vërtet i shenjtë. Puna është që është shumë e renda mënyra se si po bëhet. Kërkon ambasadori amerikan peshqit e mëdhenj, i ka përpara syve, dhe kërkon cironka. Atje ka 20 vjet që po tentohet të bëhet një grabitje e mbetur në tentativë, e prapë së prapë asnjeri nuk thotë gjë. As prokuroria as qeveria, as partia Socialiste.
Pse nuk ju dëgjon Rama, si e shpjegon?
Po e ka nga mëndjemadhësia . Çfarë t’i themi, mua më ofendoi , çfarë t’i themi. Këtu s’po i them , por ballë përballë mund ti them edhe fjalë më të renda.
Çdo ndodhë të premten, do hyni në grevë urie?
Nuk e di se çdo të ndodhë por di të them se ai grabitjen po e justifikon me ligje. Ata që pretendojnë se do bëjnë teatrin thonë se do e bëjnë për 30 milionë euro, nuk është e vërtetë, me 10 milionë euro mund të bëhet një teatër i shkëlqyer. E meriton Tirana një teatër dinjitoz. Privatët le të bëjnë teatër privat.
Si e shpjegoni Ramën?
Dikush thotë që ka qenë vetë i patalentuar, dhe i ka neveri të talentuarit e artistët. Shokët e tij thonë se e kanë sjellë me thonj të paprerë, e sot na del milioner. Ku i gjeti ky këto.
Çdo bëni nëse do miratohjet ligji?
Çtë të them, të të them që do bëhem trim, do shtrihem përtokë. Unë fjalën time do ta them. Si të duan le ta bëjnë.