Rritet kosto për abonetë e autobuzëve në Tiranë

Premte, 15 June 2018 18:15

Kryeqytetasit janë surprizuar këto ditë ndërsa në urbanet me të cilët udhëtojnë kanë parë këtë letër njoftim. Ata parlajmërohen se nuk do t’u jepet abonoja e muajit korrik nëse përveç pagesës së lartë prej 1 600 lekë nuk do të paraqesin edhe një forografi. Foto personale e atij që blen abonenë do të puthitet me kartonin dhe mbi të do të vendoset vula e Shoqatës së Transportit.

aboneja urdheri.jpg

Kjo është një kosto shtesë për të gjithë përdoruesit e autobuzëve të transportit urban në Tiranë, pasi kostos prej 1 600 lekë i shtohet edhe ajo e fotografisë. Në ditët e sotme një fotografi e stampuar kushton 300 lekë (pasi stampimi bëhet në tre kopje nga dyqanet e “FotoStudio”).

Pa përjashtuar edhe rastet kur fotografia dëmtohet dhe duhet ribërë, një qytetari i duhet të paguajë minimalisht 100 lekë më shumë në muaj.

Kostot shtesë vijnë në një moment kur qytetarët kanë ngritur pretendimet e tyre për kushte më të mira në linjat e transportit urban të Tiranës. Me ngritjen e temperaturave, përveç linjës Kombinat- Kinostudio, linjat e tjera lenë për të dëshiruar si në respektimin e orareve ashtu edhe ndezjes së kondicionerëve, në rastin më të mirë, kur autobuzat i kanë të instaluara.

Urdhëri ëshët shpërndarë nga Bashkia e Tiranës. Kjo e fundit e drejtuar nga Erjon veliaj rriti çmimin e biletës së udhëtimit nga 30 lekë në 40 lekë, rritja preku njëkohësisht edhe abonetë. Ajoe  Përgjithshme u rrit nga 1 200 lekë në 1 600 lekë.

Megjithëse kosto e udhëtrimit me linjat e tranmsportit urban në kryeqytet ajo që nuk lëviz, madje shkon edhe ëm keq, janë kushtet që të ofrojnë autobuzët. Në dimër hyn shiu brenda dhe ën verë kush ka provuar sanuan nuk bën dot dallime nëse ndodhet në një qendër saunash apo në autobuz.

Foto-kryesore-feature-1-31.png

Kushtet në urbanet e Tiranës

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 18:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...