Në fshatin Dukat të Vlorës ka ndodhur një vjedhë masive e shtëpive.
Mbrëmjen e djeshme janë vjedhur banesat e dy vëllezërve Naci.
Por kjo ishte vetëm për mbrëmjen e djeshme, pasi ditët e mëparshme janë denoncuar një numër i lartë vjedhjesh nga banorët e fshatit.
Banorët kanë denoncuar në polici vjedhjen në shtëpive të tyre, ndërsa personat që kanë dhunuar banesat mbeten ende të paidentifikuar. Sipas banoreve, janë vjedhur orendi shtëpiake. Agresorët kanë dëmtuar rrjetat e hekurt të dritareve për të hyrë në banese.
Ndonëse vjedhjet kanë qenë të përsëritura policia deri më tani nuk ka bërë asgjë për arrestimin e agresorëve dhe për parandalimin e të tjera aksioneve.