Protestë me muzikë, artistët nuk tërhiqen

Saturday, 16 June 2018 16:09

Aktorët nuk tërhiqen nga kauza e tyre për të mbrojtur Teatrin Kombëtar nga shembja. Rezistenca për Teatrin dhe pronën publike do të vazhdojë deri në tërheqjen e qeverisë nga projekti i grabitjes së truallit publik.  Sot artistët kanë ftuar mbështetësit që nëpërmjet një preformance muzikore të përcjellin protestën ndaj abuzimit qeveritar.

Pas katër muajsh protesta dhe, aq më tepër tani kur është bërë publik një pr/ligji i cili i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, shumica e aktorëve janë në një mendje. Rezistenca do të jetë e përditshme. Siot në orën 19.00 ata do të jenë te skena e ngritur te sheshi i Teatrit Kombëtar.

Login to post comments