"Kush ju solli tek unë?" Gazetarët gjejnë në Vlorë Habilajn e dënuar

Saturday, 16 June 2018 16:20

Gazetarët e Daily Mail udhëtuan drejt Vlorës për të takuar Elidon Habilaj, djalin i cili dikur kishte punuar si  oficer i inteligjencës të Agjencisë së Krimeve të Organizuar (Soca, Britani) por që më pas ishte dënuar me 18 muaj burg pasi gënjeu autoritetet për të marrë dokumentet.  

Habilaj kishte shkuar në Britani në 1998 me kamion dhe më pas ishte hequr si kosovar me emrin Bekim Ademi. 

U deklaroi autoriteteve britanike se babai dhe vëllai i tij ishin tortuar  gjatë luftës në Kosovë. Më pas në 2001 siguroi azilin.

Ai u punësua nga Policia Metropolitane dhe më vonë në Soca, ( Agjencia Kombëtare e Krimit, me nofkën ‘FBI britanike’) ku punoi si një oficer i shërbimit të fshehtë në ekipin e vendndodhjes së tij në Londër, duke ndihmuar në gjetjen e kriminelëve të dyshuar të kërkuar për ekstradim.

Habilaj u zbulua rastësisht gjatë kontrollit të dosjes së tij.

Më pas në janar 2013 Gjykata Crown Snaresbrook e dënoi me 18 muaj burg.

"Por ai i shmangu në mënyrë të suksesshme autoriteteve britanike dhe këtë javë e gjetëm duke mbikëqyrur ndërtimin e një hoteli që ai menaxhon në periferi të Vlorës. Ai gjithashtu e prezanton veten si një ‘konsulent i pavarur i sigurisë’ dhe mburret tek vendasit për kohën kur ai ka punuar për policinë britanike – pa zbuluar se si e mbylli historinë në Britani" shkruan Daily Mail.

Kur gazetarët e Daily Mail shkuan ta takonin, me zemërim u tha: ‘Kush ju  dërgoi? Kush ishte ai që ju solli këtu?’ Dhe më pas urdhëroi një prej punonjësve të tij të ndërtimit që t'i nxirrte jashtë ambienteve.

Në profilin e tij në facebook Habilaj shkruan se ka një diplomë  dhe master në kriminologji.

Në një postim të shkruar në shqip dhe postuar në “Facebook” në 2015, ai përshkroi se si punoi për “agjencinë më të lartë britanike kundër krimit për gati dy vjet"

Një zëdhënës i Agjencisë Britanike Kundra Krimit të Organizuar NCA i pyetur për Elidon Habilajn është shprehur “Ne jemi duke punuar për Home Office në lidhje me këtë çështje".

Modifikuar më Saturday, 16 June 2018 16:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...