Aprovimi i arkitektëve për teatrin, Arben Derhemi: Mbrojtën vendin e punës

Tuesday, 19 June 2018 11:18

Pasi Bashkia e Tiranës ka organizuar të hënën dëgjesën me arkitektët dhe  urbanistët për të diskutuar mbi ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar dhe ku disa arkitektë mbrojtën idenë e prishjes së Teatrit, aktori Arben Derhemi, i ftuar në emisionin Ditë e Re në Ora News, tha se ata mbajtën këtë qëndrim për të mbrojtur vendin e punës.

"Nuk kam pse ndjek një dëgjesë që sajohet nga disa njerëz që marrin njerëzit tyre në një dëgjesë. Dhe unë mund të marr si ato që dëgjuam dje 10 projektues dhe 10 inxhinierë të cilët të thonë të kundërtën e atyre dhe e thonë pa asnjë lloj interesi, tha Arben Derhemi. 

Ndërkohë që ata dje ishin njerëz që mbronin vendin e tyre të punës dhe mbronin atë që i jep pagën në fund të muajit. Është jashtëzakonisht shumë subjektive dhe ata njerëz para një muaji kanë bërë një studim për Teatrin Kombëtar, i paguar nga Ministria e Kulturës, tha aktori.

Në vijim ai deklaroi se, “janë marrë këta njerëz dhe është bërë studimi. Në pamje nuk  tregohen asnjë pamje normale e Teatrit Kombëtar. Tregohen të gjitha pamjet e tetarit që janë nga mbrapa, pamjet e zgëqeve të Teatrit Kombëtar, pamjet e vendeve ku teatri çalon dhe është fare normale. Sepse të rrish 40 vite pa vënë dorë në atë instituticion, në atë arkitekturë”.

Ky nuk është problemi i joni por i Ministrive, i qeverive që kanë ardhur e kanë ikur në këtë vend dhe askush nuk ka parë që të vërë qoftë edhe një gozhdë në teatrin Kombëtar, një lyerje. Ne e kemi shumë evident. Përballë teatrit Kombëtar është Teatri Eksperimental me dashuri nga një person i vetëm, i cili nuk ka asnjë financim nga Ministria e Kulturës apo nga shteti, Spahi Vogli ka arritur të bëjë një Teatër Eksperimental, i cili është sot një tetar me të gjitha parametrat normale, nuk ka kushtet e Teatrit Kombëtar të Maqedonisë që ka kushtuar 40 milionë euro por ka kushtet e një teatri ku njerëzit vijnë, ndjehen mirë, shikojnë shfaqje të mira dhe kjo është më e rëndësishmja, të shikosh shfaqje të mira."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...