Inflacioni i harmonizuar regjistroi nivelin 1.8 për qind në muajin maj ku rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin argëtim dhe kulturë me 3.5 për qind pasuar, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Transporti” me 1,8 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante“ me 0,8 secili, “Komunikimi” me 0,7 %.
Sipas Institutit të Statistikave në muajin maj 2018 ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1,4 %.
“Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,5 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % dhe “Hotele, kafene dhe restorante“ me 0,1 %. Ndërsa, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” dhe “Shëndeti” u rritën me 0,1 % secili. Në grupet e tjera nuk pati ndryshime krahasuar me muajin e mëparshëm” thuhet në njoftimin e INSTAT.
Publikimi i Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit bëhet nga ana INSTAT që nga janari 2017 duke dhënë kështu një panoramë të qartë të lëvizjes së çmimeve me pakicë në vendet Evropiane dhe duke krahasuar përqindjen e inflacionit ndërmjet vendeve, në ndryshim nga Indeksi i Çmimeve të Konsumit që mat vetëm inflacionin zyrtar në Shqipëri.
Mes 28 vendeve ku shihet ecuria vjetore e inflacionit Shqipëria renditet e 22-ta për nga niveli me i larte. Listën e udhëheq Rumania me 4.6 për qind dhe e mbyll Islanda me deflacion.
Ky është modeli që përdor edhe EUROSTAT duke përafruar kështu aspektin statistikor të matjes së inflacionit në vend me atë evropian.